Skip to main content

Thirrje per të mbështetur familjet në nevojë

Në këto ditë po ju behet apel solidaritet të të gjithëve për të ndihmuar, mbështetur, dhuruar, atyre në nevojë. Vëmëndja është tek përgjigja që jepet nga institucionet publike, të cilat kanë përgjegjësinë e tyre në këtë fushë. 

Nga ana tjetër, shumë institucione të tjera private, jo-qeveritare apo jo-vitimprurëse, por edhe biznese, kanë filluar të kërkojnë donacione apo të ofrojnë, falas apo me pagesë, shërbime, konsulenca, paketa ushqimore, paketa higjenosanitare e te tjera. 

Si mendoni se po menaxhohet kjo situate? A janë duke u përdorur situatat e personave në nevojë për motive të tjera? Cila është eksperienca juaj? Në se keni dëshirë të mbështesni, si do ta jepnit ndihmën tuaj? apo jeni duke e dhënë atë? Në cfarë forme?

Jemi duke përpiluar informacion mbi organizata që jane duke ju ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. 

Mund të na dërgoni informacion në se njihni të tjera organizata, apo mund t'ju përgjigjeni ndonjërës prej pyetjeve më lart.

Sipas rendit alfabetik:

CARITAS
Dawn Syndrome Albania/ Albanian Courier 
Kryqi i Kuq Shqiptar
Fondacioni Firdeus
Fondacioni Fundjavë Ndryshe
Food Bank Albania
Nisma
Te Ndryshem e Te Barabarte
Terre des Hommes
WORLD VISION ALBANIA
WPSA (Grate ne Sherbim Publik ne Shqiperi)

Comments

Popular posts from this blog

Platforma Më Mirë Së Bashku

Platforma Më Mirë Së Bashku u krijua me qëllim për të organizuar informacionin online dhe për t’ua sjellë atë të gjithëve në një mënyre lehtësisht të aksesueshme dhe të dobishme; si dhe për të siguruar që personat në nevojë janë referuar te shërbimet e duhura për të marrë mbështetje gjatë periudhës së vetë-izolimit në mbrojtje nga Covid-19.  Vizioni i kësaj plaftorme është të frymëzojë solidaritet dhe mbështetje për çdo person, pa asnjë dallim e diskriminim, në mënyrë që të lehtesojë jetën e përditshme në kushtet e pandemisë. Veçanërisht, kërkon t’u vijë në ndihmë personave, familjeve dhe grupeve shoqërore në situatë vulnerabël, të cilët janë duke hasur më shumë vështirësi për shkak të rrethanave të tanishme, sipas motos “Askush i/e braktisur” që përforcon Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshem.  Në çfarë konsiston platforma: Informacion mbi sh ë rbime online sipas kategorive të mëposhtme: Informacion mbi entitetet që mund të japin mbështetje në furnizime ...

#MeMireVendas: Fushatë në mbështetje të Biznesit Vendas

Për ty, që ke një biznes vendas dhe i sjell komunitetit tënd risi, vlerë, traditë, mundësi punësimi, shpresë! Për ty, që ke një fermë, një bujtinë, çfarëdo sipërmarrje vendase që sjell ndryshim, risi e gjallëri ekonomike në komunitetin tënd! Për ty, që në të voglën tënde jep një kontribut shumë të madh social-ekonomik dhe fuqizon ekonominë vendase! Për ty, që ke nevojë për të gjithë ne bashkë që të mund të çosh përpara pasionin tënd, nismën tënde, investimin tënd personal, familjar e komunitar!  Të ftojmë t'i bashkohesh ftesës sonë për të promovuar atë që ushqen me dashuri e pasion çdo ditë - biznesin tënd vendas! Bashkoju nismës sonë dhe përgatit një video që të të njohim më mirë dhe të të mbështesim sa më shumtë në numër! Në vazhdim menyra e përfshirjes në fushatë:   #memiresebashku #memirevendas

Mbi 16000 persona morën drejtëpërdrejtë nga psikologët një video-mesazh

Nga Gentiana Susaj. Mbi 16000 persona morën drejtëpërdrejtë nga psikologët një video-mesazh për shëndetin mendor. Në kuadër të Muajit të Shëndetit Mendor, organizuam një fushatë sensibilizuese duke koordinuar me profesionië të fushës nga qendra te pavarura apo organizata të shoqërise civile që punojnë për shëndetin mendor dhe kryesisht me të rinjtë. Duke pasur si pikenisje videot e realizura nga Gentiana Susaj​ per Aikido Albania​ dhe duke u inkurajuar nga Denisa Ndreka nga Qendra Shqiptare e Psikoterapive Konjitiv Biheviorale​, me ZERO buxhet, ndermorem n je fushata sensibilizimi. Deri sot, kemi sensibilizuar mbi 16.000 persona nerpermjet video-mesazheve direkte publikuar me pas ne rrjete sociale ne Facebook, Instagram dhe Twitter. Nje falenderim dhe mirenjohje te gjithe bashkepuntoreve per video-mesazhet e realizuara. Ne vijim lista ne rend te publikimit: 1.Si ta përballojmë ankthin? - Denisa Ndreka, Psikoterapiste Qendra Shqiptare e Terapive  Konjitiv Bihevio...