Skip to main content

"Kemi mbështetur në mënyrë direkte mbi 300 familje rome gjatë kohës së Covid-19"

Gëzuar Diten e Romëve!! 
Përfshirja sociale është akoma një sfidë reale për romët në vendin tone. E për këtë kërkohet angazhimi i të gjitha institucioneve dhe i shoqërisë.
Nga grupi i punës i Më Mirë Së Bashku urojmë Ditën Ndërkombëtare të Romëve, dhe bëjmë apel të gjitha institucioneve dhe shoqerisë që të luftojmë për të drejtat e tyre. Të luftojmë kundër stereotipeve dhe diskriminimit. Për juve që jeni duke punuar në institucione, të angazhoheni për të përmirësuar jetën e romëve!

Grupi i punes së Më Mirë Së Bashku ka dhënë mbështetje deri sot mbi 300 familje rome gjatë kohës së izolimit për shkak të Covid-19. 
Tropojë
Ndërsa nevojat e familjeve rome për ndërhyrje me politika sociale, edukative dhe zhvillimore kanë aktualisht mungesa të theksuara në vend, në kushtet në te cilat po kalon vendi për shkak pandemisë Covid-19, Qëndra "Grate ne Sherbim Publik" dega Tropojë po ndermerr nje rol aktiv keto dite duke ju ardhur ne ndihme dhjetra familjeve qe perfshijne edhe ato rome. 
"Familjet rome jane shtresa me vunerable në kete situate dhe gjendja e tyre ekonomike eshte ne kufijte e nje drame; dramë për fëmijët, dramë për gratë e për të gjithe kryefamiljaret", tha Mimoza Hajdarmataj, Drejtuese e Qëndrës "Gratë në Shërbim Publik. "Dua të falenderoj me mirënjohje drejtuesin e IRCA Bledi Taho i cili gjendet gjithmonë në pararojë të mbështetjes së këtij komuniteti", shtoi Zj. Hajdarmataj. 
Fale bashkëpunimit me organizaten IRCA, Qëndra "Gratë në Shërbim Publik" dega Tropojë ka shperndare paketa ushqimore tek disa familje rome të cilat gjenden në krizë edhe më të thellë si pasoje e izolimit nga situata e Covid 19.  "Gjithësesi, puna jone nuk mbaron këtu, në bashkëpunim me USAID/Albania, do të advokojmë pranë pushtetit vendor për përfshirjen e tyre në vendimmarrje lokale, për përmirësimin e gjendjes së tyre ekonomike dhe shoqërore"- perfundoi Zj. Hajdarmataj.
Tirane
Organizata të tjera po ashtu anëtare të Më Mirë Së Bashku, kanë ardhur në mbështetje të mbi 300 familjeve, me pako ushqimore dhe detergjente.Përfitues kanë qëne familje rome dhe jo rome per shkak se nevojat jane njesoj pavaresisht etnisë– thotë Ola Tare, drejtuese e njërës prej Qëndrave.
Vlen të theksohet, që shperndarjet bëhen në bashkëpunim me bashkinë, me qëllim për ta menaxhuar më mirë situatën dhe për të patur më shumë burime njerezore.
Kemi akoma shumë familje në nevojë për ndihmë, prandaj ju bëjme thirrje individëve dhe institucioneve që mund të bashkëpunojnë për ndihmë të na kontaktojnë nëpermjet platforms Më Mirë Së Bashku. Ju presim!
Dita Ndërkombëtare e Romëve u shpall zyrtarisht në vitin 1990 në Seorock në Poloni, ku u mbajt Kongresi i katërt Botëror Rom i Unionit Ndërkombëtar Rom në kujtim të takimit të parë ndërkombëtar të përfaqësuesve romë të mbajtur në Chelsfild, pranë Londrës më 7-12 prill 1971. 
Në këtë kongres u mor vendimi për himnin e romëve, për të cilin u zgjodh kënga "Gjelem, Gjelem" (Shkova, shkova) dhe vendimi i flamurit të romëve që përbëhet nga ngjyra e kaltër dhe e gjelbër që përfaqëson tokën dhe qiellin ndërsa në mes të flamurit është një rrotë që përfaqëson migrimin e romëve.

Nga G. Susaj. Anetare themeluese e Platformes Me Mire Se Bashku.

Comments

Popular posts from this blog

Platforma Më Mirë Së Bashku

Platforma Më Mirë Së Bashku u krijua me qëllim për të organizuar informacionin online dhe për t’ua sjellë atë të gjithëve në një mënyre lehtësisht të aksesueshme dhe të dobishme; si dhe për të siguruar që personat në nevojë janë referuar te shërbimet e duhura për të marrë mbështetje gjatë periudhës së vetë-izolimit në mbrojtje nga Covid-19.  Vizioni i kësaj plaftorme është të frymëzojë solidaritet dhe mbështetje për çdo person, pa asnjë dallim e diskriminim, në mënyrë që të lehtesojë jetën e përditshme në kushtet e pandemisë. Veçanërisht, kërkon t’u vijë në ndihmë personave, familjeve dhe grupeve shoqërore në situatë vulnerabël, të cilët janë duke hasur më shumë vështirësi për shkak të rrethanave të tanishme, sipas motos “Askush i/e braktisur” që përforcon Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshem.  Në çfarë konsiston platforma: Informacion mbi sh ë rbime online sipas kategorive të mëposhtme: Informacion mbi entitetet që mund të japin mbështetje në furnizime ...

#MeMireVendas: Fushatë në mbështetje të Biznesit Vendas

Për ty, që ke një biznes vendas dhe i sjell komunitetit tënd risi, vlerë, traditë, mundësi punësimi, shpresë! Për ty, që ke një fermë, një bujtinë, çfarëdo sipërmarrje vendase që sjell ndryshim, risi e gjallëri ekonomike në komunitetin tënd! Për ty, që në të voglën tënde jep një kontribut shumë të madh social-ekonomik dhe fuqizon ekonominë vendase! Për ty, që ke nevojë për të gjithë ne bashkë që të mund të çosh përpara pasionin tënd, nismën tënde, investimin tënd personal, familjar e komunitar!  Të ftojmë t'i bashkohesh ftesës sonë për të promovuar atë që ushqen me dashuri e pasion çdo ditë - biznesin tënd vendas! Bashkoju nismës sonë dhe përgatit një video që të të njohim më mirë dhe të të mbështesim sa më shumtë në numër! Në vazhdim menyra e përfshirjes në fushatë:   #memiresebashku #memirevendas

Mbi 16000 persona morën drejtëpërdrejtë nga psikologët një video-mesazh

Nga Gentiana Susaj. Mbi 16000 persona morën drejtëpërdrejtë nga psikologët një video-mesazh për shëndetin mendor. Në kuadër të Muajit të Shëndetit Mendor, organizuam një fushatë sensibilizuese duke koordinuar me profesionië të fushës nga qendra te pavarura apo organizata të shoqërise civile që punojnë për shëndetin mendor dhe kryesisht me të rinjtë. Duke pasur si pikenisje videot e realizura nga Gentiana Susaj​ per Aikido Albania​ dhe duke u inkurajuar nga Denisa Ndreka nga Qendra Shqiptare e Psikoterapive Konjitiv Biheviorale​, me ZERO buxhet, ndermorem n je fushata sensibilizimi. Deri sot, kemi sensibilizuar mbi 16.000 persona nerpermjet video-mesazheve direkte publikuar me pas ne rrjete sociale ne Facebook, Instagram dhe Twitter. Nje falenderim dhe mirenjohje te gjithe bashkepuntoreve per video-mesazhet e realizuara. Ne vijim lista ne rend te publikimit: 1.Si ta përballojmë ankthin? - Denisa Ndreka, Psikoterapiste Qendra Shqiptare e Terapive  Konjitiv Bihevio...