Skip to main content

‘Më mirë së bashku’, platforma virtuale kundër pasojave sociale të COVID-19

‘Më mirë së bashku’, platforma virtuale kundër pasojave sociale të COVID-19

Botuar me 27 Mars 2020

 Nga Nensi Bogdani

Një grup organizatash të shoqërisë civile dhe profesionistësh janë organizuar në një platformë virtuale për ofrimin e informacionit dhe shërbimeve ndaj familjeve dhe individëve në nevojë, të izoluar nga masat e marra kundër pandemisë së koronavirusit të ri COVID-19.

Pas futjes në fuqi të masave shtrënguese të karantinimit nga qeveria për të penguar përhapjen e koronavirusit të ri COVID-19 në Shqipëri, një grup organizatash të shoqërisë civile në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit janë bashkuar duke krijuar një platformë virtuale në rrjetin social Facebook, e cila i jep mundësi  personave të ndryshëm të angazhohen për të ndihmuar ata që janë më shumë në nevojë dhe në pamundësi për të përballuar vështirësitë ekonomike, sociale dhe  psikologjike të krijuara nga pandemia.
Platforma “Më Mirë së Bashku” ka lindur si nevojë për të sjellë bashkë çdo informacion mbi mbështetjen virtuale apo atë materiale që mund të ofrohet për të ndihmuar grupet në nevojë, të cilët janë edhe më vulnerabël nga kriza shoqërore dhe ekonomike shkaktuar në kushtet e pandemisë botërore nga përhapja e koronavirusit të ri COVID-19.
“Mesazhi ynë është i thjeshtë: secili duhet të angazhohet për të kontribuar në komunitetin e lagjes apo të punës, pasi krizat shoqërore kapërcehen vetëm me solidaritet dhe kohezion social,” tha Gentiana Susaj, njëra prej nismëtareve të platformës virtuale. “Vetëm bashkë mund t’ia dalim”, shtoi ajo.
Platforma virtuale “Më Mirë Së Bashku” është krijuar nga një bord drejtues nga anëtare të organizatave te shoqërisë civile, ndër të cilëve Mimoza Hajdarmataj nga organizata “Gratë në Shërbimin Publik”, Irena Shtraza nga “Rrjeti i Fuqizimit të Grave Shqiptare”, Marjana Meshi nga “Të Ndryshëm e të Barabartë”, Deni Sanxhaku aktiviste në fushën e të drejtave të njeriut, Gentiana Susaj drejtuese e Aikido Albania, Aida Yzeiri, Aurora Birbilaj, dhe Vasilika Laçi.
Ky grup nismëtarësh është bashkuar me qëllimin për t’iu dhënë akses – si individëve ashtu edhe organizatave dhe institucioneve, që po kërkojnë ndihmë, po ashtu edhe atyre që duan të ofrojnë ndihmë ekonomike, ligjore, psikologjike, ushtrimeve fizike apo të çdo lloj forme tjetër që lehtëson vështirësitë e krijuara nga pasojat sociale të COVID-19.
Kjo nismë po funksionon sipas parimeve të një strukture horizontale ku kontributi ofrohet sipas mundësisë dhe kohës që ka gjithsecili.
Strukturë solidariteti
Botuar ne reporter.al 


Comments

Popular posts from this blog

Platforma Më Mirë Së Bashku

Platforma Më Mirë Së Bashku u krijua me qëllim për të organizuar informacionin online dhe për t’ua sjellë atë të gjithëve në një mënyre lehtësisht të aksesueshme dhe të dobishme; si dhe për të siguruar që personat në nevojë janë referuar te shërbimet e duhura për të marrë mbështetje gjatë periudhës së vetë-izolimit në mbrojtje nga Covid-19.  Vizioni i kësaj plaftorme është të frymëzojë solidaritet dhe mbështetje për çdo person, pa asnjë dallim e diskriminim, në mënyrë që të lehtesojë jetën e përditshme në kushtet e pandemisë. Veçanërisht, kërkon t’u vijë në ndihmë personave, familjeve dhe grupeve shoqërore në situatë vulnerabël, të cilët janë duke hasur më shumë vështirësi për shkak të rrethanave të tanishme, sipas motos “Askush i/e braktisur” që përforcon Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshem.  Në çfarë konsiston platforma: Informacion mbi sh ë rbime online sipas kategorive të mëposhtme: Informacion mbi entitetet që mund të japin mbështetje në furnizime ...

#MeMireVendas: Fushatë në mbështetje të Biznesit Vendas

Për ty, që ke një biznes vendas dhe i sjell komunitetit tënd risi, vlerë, traditë, mundësi punësimi, shpresë! Për ty, që ke një fermë, një bujtinë, çfarëdo sipërmarrje vendase që sjell ndryshim, risi e gjallëri ekonomike në komunitetin tënd! Për ty, që në të voglën tënde jep një kontribut shumë të madh social-ekonomik dhe fuqizon ekonominë vendase! Për ty, që ke nevojë për të gjithë ne bashkë që të mund të çosh përpara pasionin tënd, nismën tënde, investimin tënd personal, familjar e komunitar!  Të ftojmë t'i bashkohesh ftesës sonë për të promovuar atë që ushqen me dashuri e pasion çdo ditë - biznesin tënd vendas! Bashkoju nismës sonë dhe përgatit një video që të të njohim më mirë dhe të të mbështesim sa më shumtë në numër! Në vazhdim menyra e përfshirjes në fushatë:   #memiresebashku #memirevendas

Mbi 16000 persona morën drejtëpërdrejtë nga psikologët një video-mesazh

Nga Gentiana Susaj. Mbi 16000 persona morën drejtëpërdrejtë nga psikologët një video-mesazh për shëndetin mendor. Në kuadër të Muajit të Shëndetit Mendor, organizuam një fushatë sensibilizuese duke koordinuar me profesionië të fushës nga qendra te pavarura apo organizata të shoqërise civile që punojnë për shëndetin mendor dhe kryesisht me të rinjtë. Duke pasur si pikenisje videot e realizura nga Gentiana Susaj​ per Aikido Albania​ dhe duke u inkurajuar nga Denisa Ndreka nga Qendra Shqiptare e Psikoterapive Konjitiv Biheviorale​, me ZERO buxhet, ndermorem n je fushata sensibilizimi. Deri sot, kemi sensibilizuar mbi 16.000 persona nerpermjet video-mesazheve direkte publikuar me pas ne rrjete sociale ne Facebook, Instagram dhe Twitter. Nje falenderim dhe mirenjohje te gjithe bashkepuntoreve per video-mesazhet e realizuara. Ne vijim lista ne rend te publikimit: 1.Si ta përballojmë ankthin? - Denisa Ndreka, Psikoterapiste Qendra Shqiptare e Terapive  Konjitiv Bihevio...