Skip to main content

Platforma Më Mirë Së Bashku


Platforma Më Mirë Së Bashku u krijua me qëllim për të organizuar informacionin online dhe për t’ua sjellë atë të gjithëve në një mënyre lehtësisht të aksesueshme dhe të dobishme; si dhe për të siguruar që personat në nevojë janë referuar te shërbimet e duhura për të marrë mbështetje gjatë periudhës së vetë-izolimit në mbrojtje nga Covid-19. 

Vizioni i kësaj plaftorme është të frymëzojë solidaritet dhe mbështetje për çdo person, pa asnjë dallim e diskriminim, në mënyrë që të lehtesojë jetën e përditshme në kushtet e pandemisë. Veçanërisht, kërkon t’u vijë në ndihmë personave, familjeve dhe grupeve shoqërore në situatë vulnerabël, të cilët janë duke hasur më shumë vështirësi për shkak të rrethanave të tanishme, sipas motos “Askush i/e braktisur” që përforcon Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshem. 

Në çfarë konsiston platforma:

Informacion mbi shërbime online sipas kategorive të mëposhtme:
  • Informacion mbi entitetet që mund të japin mbështetje në furnizime me ushqime, ilaçe apo paketa higjenike 
  • Informacion mbi aktivitete edukative dhe argetuese online
  • Informacion mbi këshillime online për shëndetin mendor
  • Informacion për mekanizmat e kërkimit të ndihmës (numra të gjelbër, institucione) 
  • Informacion mbi keshillime online për tema ligjore
  • Informacion për farmaci që ofrojnë porosi online dhe shpërndarje në banesa
  • Informacion për markete dhe dyqane që ofrojnë porosi online dhe shpërndarje ne banesa

Referim të rasteve në nevojë tek institucionet përkatëse dhe ndjekje e personalizuar e rastit nëpërmjet organizatave anëtare të Më Mirë Së Bashku.

Referim për donacione financiare apo në natyrë nga persona apo institucione që deshirojnë të ndihmojnë njerëzit në nevojë.

Listat e informacionit pasurohen e përditësohen në mënyrë të vazhdueshme sipas të dhënave që identifikojmë nëpërmjet rrjeteve dhe kontakteve personale, apo atyre që referohen nëpërmjet platformës nga vetë qytetarët. 

Kontribuojnë në Më Mirë Së Bashku (rend alfabetik): 

Aida Yzeiri, Aktiviste për të Drejtat e Fëmijëve.
Aurora Birbilaj, Aktiviste për të Drejtat e Grave.
Deni Sanxhaku, Aktiviste për Çështje të Punës dhe Gjinisë
Irena Shtraza, Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri - AWEN.
Lorela Dimo, Të Ndryshëm & Të Barabartë.
Marjana Meshi, Të Ndryshëm & Të Barabartë.
Mimoza Hajdarmataj, Gratë në Shërbim Publik.
Gentiana Susaj, Aikido Albania; Network-er
Vasilika Laci, Aktiviste për të Drejtat e Grave.

Comments

Popular posts from this blog

#MeMireVendas: Fushatë në mbështetje të Biznesit Vendas

Për ty, që ke një biznes vendas dhe i sjell komunitetit tënd risi, vlerë, traditë, mundësi punësimi, shpresë! Për ty, që ke një fermë, një bujtinë, çfarëdo sipërmarrje vendase që sjell ndryshim, risi e gjallëri ekonomike në komunitetin tënd! Për ty, që në të voglën tënde jep një kontribut shumë të madh social-ekonomik dhe fuqizon ekonominë vendase! Për ty, që ke nevojë për të gjithë ne bashkë që të mund të çosh përpara pasionin tënd, nismën tënde, investimin tënd personal, familjar e komunitar!  Të ftojmë t'i bashkohesh ftesës sonë për të promovuar atë që ushqen me dashuri e pasion çdo ditë - biznesin tënd vendas! Bashkoju nismës sonë dhe përgatit një video që të të njohim më mirë dhe të të mbështesim sa më shumtë në numër! Në vazhdim menyra e përfshirjes në fushatë:   #memiresebashku #memirevendas

Mbi 16000 persona morën drejtëpërdrejtë nga psikologët një video-mesazh

Nga Gentiana Susaj. Mbi 16000 persona morën drejtëpërdrejtë nga psikologët një video-mesazh për shëndetin mendor. Në kuadër të Muajit të Shëndetit Mendor, organizuam një fushatë sensibilizuese duke koordinuar me profesionië të fushës nga qendra te pavarura apo organizata të shoqërise civile që punojnë për shëndetin mendor dhe kryesisht me të rinjtë. Duke pasur si pikenisje videot e realizura nga Gentiana Susaj​ per Aikido Albania​ dhe duke u inkurajuar nga Denisa Ndreka nga Qendra Shqiptare e Psikoterapive Konjitiv Biheviorale​, me ZERO buxhet, ndermorem n je fushata sensibilizimi. Deri sot, kemi sensibilizuar mbi 16.000 persona nerpermjet video-mesazheve direkte publikuar me pas ne rrjete sociale ne Facebook, Instagram dhe Twitter. Nje falenderim dhe mirenjohje te gjithe bashkepuntoreve per video-mesazhet e realizuara. Ne vijim lista ne rend te publikimit: 1.Si ta përballojmë ankthin? - Denisa Ndreka, Psikoterapiste Qendra Shqiptare e Terapive  Konjitiv Bihevio...