Platforma Më Mirë Së Bashku (#mëmirësëbashku) u krijua me qëllim për të organizuar informacionin online dhe për t’ua sjellë atë të gjithëve në një mënyre lehtësisht të aksesueshme dhe të dobishme; si dhe për të siguruar që personat në nevojë janë referuar te shërbimet e duhura për të marrë mbështetje gjatë periudhës së vetë-izolimit në mbrojtje nga Covid-19.
Vizioni i kësaj plaftorme është të frymëzojë solidaritet dhe mbështetje për çdo person, pa asnjë dallim e diskriminim, në mënyrë që të lehtesojë jetën e përditshme në kushtet e pandemisë. Veçanërisht, kërkon t’u vijë në ndihmë personave, familjeve dhe grupeve shoqërore në situatë vulnerabël, të cilët janë duke hasur më shumë vështirësi për shkak të rrethanave të tanishme, sipas motos “Askush i/e braktisur” që përforcon Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshem.
Në çfarë konsistojne aksionet e platformes:
- Informacion mbi shërbime online me fokus këshillime online për shëndetin mendor, keshillime online për tema ligjore.
- Ndwrgjegjwsim mbi rwndwsinw e shwndetit mendor, problematikat dhe si mund tw kwrkohet ndihmw. Ndwrgjegjwsim mbi situatat dhe zgjidhjet pwr problemet ligjorw shkaktuar nga kufizimet pwr shkak tw pandemisw Covid-19 pwr famlijet nw nevojw.
- Referim të rasteve në nevojë tek institucionet përkatëse dhe ndjekje e personalizuar e rastit nëpërmjet organizatave anëtare të Më Mirë Së Bashku.
- Referim për donacione financiare apo në natyrë nga persona apo institucione që deshirojnë të ndihmojnë njerëzit në nevojë.
- Fuqizimin e biznesit te vogel dhe te mesem nepermjet fushatave dhe ndergjegjsimit per solidaritet e pergjegshmeri kolektive nw mbwshtetje tw ekonomisw dhe showrisw sonw.
Listat e informacionit pasurohen e përditësohen në mënyrë të vazhdueshme sipas të dhënave që identifikojmë nëpërmjet rrjeteve dhe kontakteve personale, apo atyre që referohen nëpërmjet platformës nga vetë qytetarët.
Kontribuojnë direkt në Më Mirë Së Bashku (rend alfabetik):
Aneo Hila, Albanian Travel Tours
Aida Yzeiri, Aktiviste për të Drejtat e Fëmijëve.
Aida Yzeiri, Aktiviste për të Drejtat e Fëmijëve.
Aurora Birbilaj, Aktiviste për të Drejtat e Grave.
Deni Sanxhaku, Aktiviste për Çështje të Punës dhe Gjinisë
Denisa Alimani, Kantina Alimani
Denisa Kacar Bradley, Expats in Albania Network
Dhurata Thanasi, Luga e Argjendte/Arka e Shijes Shqiptare
Elona Bejo, Ferma Grand Albanik
Denisa Alimani, Kantina Alimani
Denisa Kacar Bradley, Expats in Albania Network
Dhurata Thanasi, Luga e Argjendte/Arka e Shijes Shqiptare
Elona Bejo, Ferma Grand Albanik
Irena Shtraza, Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri - AWEN.
Lorela Dimo, Të Ndryshëm & Të Barabartë.
Marjana Meshi, Të Ndryshëm & Të Barabartë.
Mimoza Hajdarmataj, Gratë në Shërbim Publik.
Gentiana Susaj, Aikido Albania; Networker
Vasilika Laci, Aktiviste për të Drejtat e Grave.
Comments
Post a Comment