Skip to main content

Cilat janë nevojat e shoqërisë sipas anketimit pilot realizuar

Në muajin e fundit, Platforma jonë ka vënë në dispozicion dy pyetsorë për shoqërinë në mënyrë që të për mbështetje po sherbime per ju dhe te afermit. 
Ky anketim pilot u realizua duke u lënë e lirë plotësimi i tyre nepërmjet Facebook-ut si dhe duke e shpërndarë via WhatsApp ne rrjetet tona profesionale. Në këtë mënyrë, donim të arrinim tek një grup njerëzish me profile të ndryshme.
Nga përgjigjet e marra nevojat më të mëdha, 73 %, janë ato ushqimore. Në përqindje më të vogël janë ato për furnizime me medikamente mjeksore dhe materiale Artistik (33 %). 
Fig.1. Pergjigjet e pyetsorit per nevojat per mbeshtetje. Burimi: Me Mire Se Bashku

Për sa i përket nevojave për praktika online për trupin dhe mendjen si dhe performanca artistike rezulton që shumica e të anketuarve (44%), konsiderojnë prioritaire ushtrimet për trupin, duke u vijuar nga nevoja për keshillim për simptomat Covid-19 (35 %) dhe këshillim për shëndetin mendor (32 %).  Për të tjera detaje, mund të lexoni rezultatet në figurën më poshtë.

 Fig. 2. Pergjigjet e pyetsorit per praktika online per trupin dhe mendjen. Burimi: Me Mire Se Bashku

Kanali i preferuar i komunikimit për këto mbeten rrjetet sociale: Facebook, Instagram, Twitter (60%) ndjekur nga televizioni dhe Radio 22% due 18% përkatësisht. 



Fig. 2. Pergjigjet e pyetsorit per kanalin e preferuar te komunikimit. Burimi: Me Mire Se Bashku
Për ju që keni nevojë për mbështetje, mund të plotësoni këtu pyetsorin: https://forms.gle/rcQwYCDF2Z4G8df78
Për ju që ofroni mbështetje, në se jeni organizata, institucione, biznese apo profesionistë të lirë që ofroni ndihme dhe shërbime gjatë periudhës së përballjes me COVID-19:
 https://forms.gle/vue6Cv2PhTQrwM6j9
Bashkë do t’ia dalim!


Comments

Popular posts from this blog

#MeMireVendas: Fushatë në mbështetje të Biznesit Vendas

Për ty, që ke një biznes vendas dhe i sjell komunitetit tënd risi, vlerë, traditë, mundësi punësimi, shpresë! Për ty, që ke një fermë, një bujtinë, çfarëdo sipërmarrje vendase që sjell ndryshim, risi e gjallëri ekonomike në komunitetin tënd! Për ty, që në të voglën tënde jep një kontribut shumë të madh social-ekonomik dhe fuqizon ekonominë vendase! Për ty, që ke nevojë për të gjithë ne bashkë që të mund të çosh përpara pasionin tënd, nismën tënde, investimin tënd personal, familjar e komunitar!  Të ftojmë t'i bashkohesh ftesës sonë për të promovuar atë që ushqen me dashuri e pasion çdo ditë - biznesin tënd vendas! Bashkoju nismës sonë dhe përgatit një video që të të njohim më mirë dhe të të mbështesim sa më shumtë në numër! Në vazhdim menyra e përfshirjes në fushatë:   #memiresebashku #memirevendas

12 Mënyra Për Të Mbështetur Bizneset e Vogla (edhe gjatë distancimi fizik)

Nga Gentiana Susaj  Familja ime ka një restorant apo një produktor vendas vere të preferuar, një shtëpi rurale ku në fakt do na pëlqente të shkonim më shpesh se cmundemi, apo një agjensi udhëtimesh që sdo donim kurrë të mbylleshin. Por situata që po kalojmë po ndikon shumë në ecurinë e këtyre bizneseve. Ndërsa vetë drejtoj Aikido Albania, një qëndër pa qëllime fitimi, po ashtu jemi detyruar të pezullojmë praktikat këtë kohë, pa ditur se kur do të mund të rihapim dyert sërish e kjo ka efektet e veta edhe për ne.  Ndërsa pyeta disa miq për tre bizneset e tyre të preferuara, disa e kishin shumë të qartë e përgjigjen “në majë të gjuhës”, madje duke më dërguar direkt edhe numrat e NIPT-ve. Shumë të paktë ishin ata që para se të përgjigjeshin, donin të dinin pse po i pyesja, donin të siguroheshin për tipin e biznesit që do hynte në “kategorinë e duhur”, apo hezitonin të përgjigjeshin. Pati dhe nga ata që menjëherë ju ndizej drita jeshile e më pyesnin: do t’i ndihmosh? Tani, të gjithë