Skip to main content

Kujdesi për mendjen dhe trupin

Të kujdesesh për mendjen dhe trupin tënd gjatë qëndrimit në shtëpi për shkak të koronavirusit (COVID-19), është thelbesore!!! Mund të ndiheni të mërzitur, të irrituar ose të vetmuar. Mund të ndiheni pa fuqi, të shqetësuar ose në ankth për financat, shëndetin tuaj ose ata që janë afër jush.
E rëndësishme: të mbani mend se është OK të ndiheni në këtë mënyrë dhe që secili apo secila, reagojmë ndryshe. Mos harroni, kjo situatë është e përkohshme dhe, për shumicën prej nesh, këto ndjenja të vështira do të kalojnë.
E rëndësishme: Sigurohuni që të merrni mbështetje të mëtejshme nëse mendoni se ju nevojitet. 
Nga Me Mire Se Bashku sjellim informacion mbi institucione dhe organizata që ju mbeshtesin online, si dhe ndihmojme me referimin e rasteve në nevojë.
Qëndrimi në shtëpi mund të jetë i vështirë, por ju po ndihmoni të mbroni veten dhe të tjerët duke e bërë atë. Këshillat dhe sygjerimet këtu janë, përmbledhur nga Aikido Albania, janë gjëra që mund të bëni tani për t'ju ndihmuar për mirëqenien tuaj mendore dhe fizike si dhe të përballoni më mirë qëndrimin në shtëpi.







Comments

Popular posts from this blog

Platforma Më Mirë Së Bashku

Platforma Më Mirë Së Bashku u krijua me qëllim për të organizuar informacionin online dhe për t’ua sjellë atë të gjithëve në një mënyre lehtësisht të aksesueshme dhe të dobishme; si dhe për të siguruar që personat në nevojë janë referuar te shërbimet e duhura për të marrë mbështetje gjatë periudhës së vetë-izolimit në mbrojtje nga Covid-19.  Vizioni i kësaj plaftorme është të frymëzojë solidaritet dhe mbështetje për çdo person, pa asnjë dallim e diskriminim, në mënyrë që të lehtesojë jetën e përditshme në kushtet e pandemisë. Veçanërisht, kërkon t’u vijë në ndihmë personave, familjeve dhe grupeve shoqërore në situatë vulnerabël, të cilët janë duke hasur më shumë vështirësi për shkak të rrethanave të tanishme, sipas motos “Askush i/e braktisur” që përforcon Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshem.  Në çfarë konsiston platforma: Informacion mbi sh ë rbime online sipas kategorive të mëposhtme: Informacion mbi entitetet që mund të japin mbështetje në furnizime ...

#MeMireVendas: Fushatë në mbështetje të Biznesit Vendas

Për ty, që ke një biznes vendas dhe i sjell komunitetit tënd risi, vlerë, traditë, mundësi punësimi, shpresë! Për ty, që ke një fermë, një bujtinë, çfarëdo sipërmarrje vendase që sjell ndryshim, risi e gjallëri ekonomike në komunitetin tënd! Për ty, që në të voglën tënde jep një kontribut shumë të madh social-ekonomik dhe fuqizon ekonominë vendase! Për ty, që ke nevojë për të gjithë ne bashkë që të mund të çosh përpara pasionin tënd, nismën tënde, investimin tënd personal, familjar e komunitar!  Të ftojmë t'i bashkohesh ftesës sonë për të promovuar atë që ushqen me dashuri e pasion çdo ditë - biznesin tënd vendas! Bashkoju nismës sonë dhe përgatit një video që të të njohim më mirë dhe të të mbështesim sa më shumtë në numër! Në vazhdim menyra e përfshirjes në fushatë:   #memiresebashku #memirevendas

Thirrje per të mbështetur familjet në nevojë

Në këto ditë po ju behet apel solidaritet të të gjithëve për të ndihmuar, mbështetur, dhuruar, atyre në nevojë. Vëmëndja është tek përgjigja që jepet nga institucionet publike, të cilat kanë përgjegjësinë e tyre në këtë fushë.  Nga ana tjetër, shumë institucione të tjera private, jo-qeveritare apo jo-vitimprurëse, por edhe biznese, kanë filluar të kërkojnë donacione apo të ofrojnë, falas apo me pagesë, shërbime, konsulenca, paketa ushqimore, paketa higjenosanitare e te tjera.  Si mendoni se po menaxhohet kjo situate? A janë duke u përdorur situatat e personave në nevojë për motive të tjera? Cila është eksperienca juaj? Në se keni dëshirë të mbështesni, si do ta jepnit ndihmën tuaj? apo jeni duke e dhënë atë? Në cfarë forme? Jemi duke përpiluar informacion mbi organizata që jane duke ju ardhur n ë ndihmë familjeve në nevojë.  Mund të na dërgoni informacion në se njihni të tjera organizata, apo mund t'ju përgjigjeni ndonjërës prej pyetjeve më lart. Sipas r...