Skip to main content

Bëju pjesë

Apel për kontribut
Për ngritje donacionesh në ndihmë të familjeve në nevojë 
si pasojë e situatës së krijuar prej Covid-19

Në këto momente të vështira për të gjithë, nisur nga përballja me virusin dhe pasojat ardhura nga pandemia si kufizimi i lëvizjes, izolimi, shqetësimi i vazhdueshëm dhe pamundësia për të vazhduar jetën normalisht, shumë persona tashmë janë duke u përballur me mjerimin dhe mungesën  e ushqimeve bazë për mbijetesë. Familje në nevojë, të moshuar, qytetarë të izoluar, që deri dje në vështirësi për t’u integruar në tregun e punës, kanë siguruar të ardhurat me punë informale, e sot fëmijët e tyre përballen me pamjaftueshmërinë. Izolimi e mbyllja e shumë bizneseve, ka bërë që shumë familje me të ardhura të pakta financiare të gjenden sot akoma më shumë në vështirësi. Shpresa mbetet tek përgjigja institucionale por dhe tek mobilizimi dhe kontributi i gjithësecilit dhe gjithësecilës nga ne, duke mos lënë askënd të braktiksur në këtë betejë.

Platforma #Mëmirësëbashku është bërë urë lidhëse me donatorë, individë, aktorë të institucioneve publike si Bashkitë, NJMF-të të cilat falë edhe kontributit bujar të qytetarëve të thjeshtë kanë arritur të ndihmojnë individë e familje që sot janë më në nevojë se kurrë.

Le të bëhemi së bashku duke mos lejuar që kjo pandemi të jetë më e fortë se solidariteti jonë. Përmes platformës sonë keni mundësi të kontaktoni drejtpërdrejt me organizata të ndryshme, që aktualisht janë duke ju ardhur në mbështetje personave në nevojë dhe duke shpërndarë paketa ushqimore dhe higjenike në Shkodër, Durrës, Elbasan, Tropojë, Tiranë, Peshkopi, Sarandë, Vlorë (presim të zgjerojmë këtë listë së shpejti) apo duke mbështetur në aspekte të ndryshme: psikologjike, ligjore, edukative e të tjera në të gjithë Shqipërinë. 

Gjithashtu, kontributi juaj mund të jepet edhe duke kontaktuar direkt punonjësit e institucioneve publike në të gjithë Shqipërinë.

Sot ti mund të bëhesh hero edhe nga shtëpia duke dhuruar apo duke u bërë vullnetar ose vullnetare.

#NeJemiTëGjithë
#NeJemiMëMirëSëBashku

Për donacione tek Organizata jo-fitimprurëse pjesë e Më Mirë Së Bashku:

Organizata “Të Ndryshëm & Të Barabartë” (Tirane): Shërbime cilësore për ri/integrimin e viktimave të trafikimit, të shfrytëzimit dhe të abuzimit, dhe për të përmirësuar kontekstin ligjor, institucional dhe social për të parandaluar dhe luftuar këto shkelje të të drejtave të njeriut. OfronNdihma me paketa ushqimore. Donacionet në forme financiare (nje pjese e tyre shkojne per pagesa qeraje te personave ne nevoje). Te dhenat bankare: IBAN: AL 84 20 811 00 800 00 00 10 33 83 18 01, Account number: 1033831801, Swift Code : USALALTR Informacion kontakti: Tel: +355 (4) 222 18 92, E-Mail: different&equal@icc-al.org

Qendra "Gratë në Shërbim Publik"/ WPS Albania (Kamëz, Tropojë): Shtresat vunerabël, kryesisht gratë e papuna, kryefamiljare, që janë vetë ose kanë fëmijë me nevoja ndryshe si dhe romët. Ofron: Paketa ushqimore dhe higjenosanitare. Donacionet ne formë financiare. Te dhenat bankare per euro: IBAN; AL64210113280000000001986844 Llogaria; 001986844 (euro) SWIFT; EMPOALTR- American Bank Of Investments S.A / / / Ne lek: IBAN: AL60210113280000000001973433 Llogaria; 001973433 SWIFT; EMPOALTR- American Bank of Investments S.A. Informacion kontakti: 0672083581.

Më Mirë Së Bashku mund të referojë dhe tek organizata në rrethet: Shkodër, Durrës, Elbasan, Tropojë, Tiranë, Peshkopi, Sarandë, Vlorë

Kujtojmë platforma të tjera të rëndësishme si:

Fundjave Ndryshe (Tirane): Donacionet në forma financiare nëpërmjet: Go Fund Me.

Comments

Popular posts from this blog

#MeMireVendas: Fushatë në mbështetje të Biznesit Vendas

Për ty, që ke një biznes vendas dhe i sjell komunitetit tënd risi, vlerë, traditë, mundësi punësimi, shpresë! Për ty, që ke një fermë, një bujtinë, çfarëdo sipërmarrje vendase që sjell ndryshim, risi e gjallëri ekonomike në komunitetin tënd! Për ty, që në të voglën tënde jep një kontribut shumë të madh social-ekonomik dhe fuqizon ekonominë vendase! Për ty, që ke nevojë për të gjithë ne bashkë që të mund të çosh përpara pasionin tënd, nismën tënde, investimin tënd personal, familjar e komunitar!  Të ftojmë t'i bashkohesh ftesës sonë për të promovuar atë që ushqen me dashuri e pasion çdo ditë - biznesin tënd vendas! Bashkoju nismës sonë dhe përgatit një video që të të njohim më mirë dhe të të mbështesim sa më shumtë në numër! Në vazhdim menyra e përfshirjes në fushatë:   #memiresebashku #memirevendas

12 Mënyra Për Të Mbështetur Bizneset e Vogla (edhe gjatë distancimi fizik)

Nga Gentiana Susaj  Familja ime ka një restorant apo një produktor vendas vere të preferuar, një shtëpi rurale ku në fakt do na pëlqente të shkonim më shpesh se cmundemi, apo një agjensi udhëtimesh që sdo donim kurrë të mbylleshin. Por situata që po kalojmë po ndikon shumë në ecurinë e këtyre bizneseve. Ndërsa vetë drejtoj Aikido Albania, një qëndër pa qëllime fitimi, po ashtu jemi detyruar të pezullojmë praktikat këtë kohë, pa ditur se kur do të mund të rihapim dyert sërish e kjo ka efektet e veta edhe për ne.  Ndërsa pyeta disa miq për tre bizneset e tyre të preferuara, disa e kishin shumë të qartë e përgjigjen “në majë të gjuhës”, madje duke më dërguar direkt edhe numrat e NIPT-ve. Shumë të paktë ishin ata që para se të përgjigjeshin, donin të dinin pse po i pyesja, donin të siguroheshin për tipin e biznesit që do hynte në “kategorinë e duhur”, apo hezitonin të përgjigjeshin. Pati dhe nga ata që menjëherë ju ndizej drita jeshile e më pyesnin: do t’i ndihmosh? Tani, të gjithë