Skip to main content

Posts

Showing posts from 2020

#MeMireVendas: Fushatë në mbështetje të Biznesit Vendas

Për ty, që ke një biznes vendas dhe i sjell komunitetit tënd risi, vlerë, traditë, mundësi punësimi, shpresë! Për ty, që ke një fermë, një bujtinë, çfarëdo sipërmarrje vendase që sjell ndryshim, risi e gjallëri ekonomike në komunitetin tënd! Për ty, që në të voglën tënde jep një kontribut shumë të madh social-ekonomik dhe fuqizon ekonominë vendase! Për ty, që ke nevojë për të gjithë ne bashkë që të mund të çosh përpara pasionin tënd, nismën tënde, investimin tënd personal, familjar e komunitar!  Të ftojmë t'i bashkohesh ftesës sonë për të promovuar atë që ushqen me dashuri e pasion çdo ditë - biznesin tënd vendas! Bashkoju nismës sonë dhe përgatit një video që të të njohim më mirë dhe të të mbështesim sa më shumtë në numër! Në vazhdim menyra e përfshirjes në fushatë:   #memiresebashku #memirevendas

Mbi 16000 persona morën drejtëpërdrejtë nga psikologët një video-mesazh

Nga Gentiana Susaj. Mbi 16000 persona morën drejtëpërdrejtë nga psikologët një video-mesazh për shëndetin mendor. Në kuadër të Muajit të Shëndetit Mendor, organizuam një fushatë sensibilizuese duke koordinuar me profesionië të fushës nga qendra te pavarura apo organizata të shoqërise civile që punojnë për shëndetin mendor dhe kryesisht me të rinjtë. Duke pasur si pikenisje videot e realizura nga Gentiana Susaj​ per Aikido Albania​ dhe duke u inkurajuar nga Denisa Ndreka nga Qendra Shqiptare e Psikoterapive Konjitiv Biheviorale​, me ZERO buxhet, ndermorem n je fushata sensibilizimi. Deri sot, kemi sensibilizuar mbi 16.000 persona nerpermjet video-mesazheve direkte publikuar me pas ne rrjete sociale ne Facebook, Instagram dhe Twitter. Nje falenderim dhe mirenjohje te gjithe bashkepuntoreve per video-mesazhet e realizuara. Ne vijim lista ne rend te publikimit: 1.Si ta përballojmë ankthin? - Denisa Ndreka, Psikoterapiste Qendra Shqiptare e Terapive  Konjitiv Biheviorale

Fuziqim per Riperteritje

Nga Gentiana Susaj. 06/05/2020 Nis seria e webinareve Fuqizim per Riperteritje duke u ndarluar fillimisht ne Vetekujesin, "A-ja e nie procesi per resilience apo riperteritje"- tha Klodiana Gjenerali, e ftuar nga Me Mire Se Bashku. Morem pjese ne lidhje direkte me Zoom 28 persona. Pervec bisedes, Klodiana na drejtoi ne dy praktika qe cdokush mund t'i perdore rregullisht per t'u lidhur me veten dhe per te perballuar me mire stresin apo gjendjet e pasigurise e ankthit. Në përgjigje të situatës në vend, rrjeti Më Mire Së Bashku fillon një seri eventesh: "Fuqizim për Ripërtëritje". Këto përfshijnë sesione për zhvillim personal, siç janë rezilienca, përmirësimi në njohuritë e teknologjisë, vetë-kujdesi, projektimi i aktiviteteve në internet. Sesioni ne plote mund ta gjeni ne linkun ketu: Ketu. Klodiana the teknika Rebirthing Klodiana Gjenerali, eshte bashke themeluese e Holistic Studio dhe Holistik Magazine, Rebirthing Coach dhe keshilluese, e

Cilat janë nevojat e shoqërisë sipas anketimit pilot realizuar

N ë  muajin e fundit, Platforma jonë ka vënë në dispozicion dy pyetsorë për shoqërinë në mënyrë që të për mbështetje po sherbime per ju dhe te afermit.  Ky anketim pilot u  realizua duke u l ën ë e lir ë plot ësimi i tyre nep ërmjet Facebook-ut si dhe duke e shp ërndar ë via WhatsApp ne rrjetet tona profesionale. N ë k ët ë m ënyr ë, donim t ë arrinim tek nj ë  grup njer ëzish me profile t ë ndryshme. Nga përgjigjet e marra nevojat më të mëdha, 73 %, janë ato ushqimore. Në përqindje më të vogël janë ato për furnizime me medikamente mjeksore dhe materiale Artistik (33 %).  Fig.1. Pergjigjet e pyetsorit per nevojat per mbeshtetje. Burimi: Me Mire Se Bashku P ër sa i p ërket nevojave p ër praktika online p ër trupin dhe mendjen si dhe  performanca artistike rezulton q ë shumica e t ë  anketuarve (44%), konsiderojn ë  prioritaire ushtrimet  p ër  trupin, duke u vijuar nga nevoja p ër keshillim p ë r simptomat Covid-19 (35 %) dhe k ë shillim p ë r sh ë ndetin mendor  (32 %).  P

Lista e bizneseve që mund të fillojnë punën të hënën, 20 prill.

Hapat: 1. Kontrollo listën për të parë cilat biznese mund te hapen 2. Merr leje javore tek e-Albania për të ushtruar aktivitetin (n ë oret: 05:00-17:30) 3. Kujdes me masat e sigurisë Udhëzuesi i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) u rekomandon punëdhënësve praktikat e duhura të kufizimit të përhapjes së COVID-19: Kliko ketu. Lista gjendet e plotë këtu . Frekuentojmë biznesin e vogël! #memiresebashku #faleminderitbiznesivogel

12 Mënyra Për Të Mbështetur Bizneset e Vogla (edhe gjatë distancimi fizik)

Nga Gentiana Susaj  Familja ime ka një restorant apo një produktor vendas vere të preferuar, një shtëpi rurale ku në fakt do na pëlqente të shkonim më shpesh se cmundemi, apo një agjensi udhëtimesh që sdo donim kurrë të mbylleshin. Por situata që po kalojmë po ndikon shumë në ecurinë e këtyre bizneseve. Ndërsa vetë drejtoj Aikido Albania, një qëndër pa qëllime fitimi, po ashtu jemi detyruar të pezullojmë praktikat këtë kohë, pa ditur se kur do të mund të rihapim dyert sërish e kjo ka efektet e veta edhe për ne.  Ndërsa pyeta disa miq për tre bizneset e tyre të preferuara, disa e kishin shumë të qartë e përgjigjen “në majë të gjuhës”, madje duke më dërguar direkt edhe numrat e NIPT-ve. Shumë të paktë ishin ata që para se të përgjigjeshin, donin të dinin pse po i pyesja, donin të siguroheshin për tipin e biznesit që do hynte në “kategorinë e duhur”, apo hezitonin të përgjigjeshin. Pati dhe nga ata që menjëherë ju ndizej drita jeshile e më pyesnin: do t’i ndihmosh? Tani, të gjithë

"Kemi mbështetur në mënyrë direkte mbi 300 familje rome gjatë kohës së Covid-19"

G ë zuar Diten e Romëve!!  Përfshirja sociale është akoma një sfidë reale për romët në vendin tone. E për këtë kërkohet angazhimi i të gjitha institucioneve dhe i shoqërisë. Nga grupi i punës i M ë  Mir ë  S ë  Bashku urojm ë  Ditën Ndërkombëtare të Romëve, dhe bëjmë apel të gjitha institucioneve dhe shoqerisë që të luftojmë për të drejtat e tyre. Të luftojmë kundër stereotipeve dhe diskriminimit. Për juve që jeni duke punuar në institucione, të angazhoheni për të përmirësuar jetën e romëve! Grupi i punes së Më Mirë Së Bashku ka dhënë mbështetje deri sot mbi 300 familje rome gjatë kohës së izolimit për shkak të Covid-19.  Tropojë :  Ndërsa nevojat e familjeve rome për ndërhyrje me politika sociale, edukative dhe zhvillimore kanë aktualisht mungesa të theksuara në vend, në kushtet në te cilat po kalon vendi për shkak pandemisë Covid-19, Qëndra "Grate ne Sherbim Publik" dega Tropojë po ndermerr nje rol aktiv keto dite duke ju ardhur ne ndihme dhjetra familje

Kujdesi për mendjen dhe trupin

Të kujdesesh për mendjen dhe trupin tënd gjatë qëndrimit në shtëpi për shkak të koronavirusit (COVID-19), është thelbesore!!! Mund të ndiheni të mërzitur, të irrituar ose të vetmuar. Mund të ndiheni pa fuqi, të shqetësuar ose në ankth për financat, shëndetin tuaj ose ata që janë afër jush. E rëndësishme: të mbani mend se është OK të ndiheni në këtë mënyrë dhe që secili apo secila, reagojmë ndryshe. Mos harroni, kjo situatë është e përkohshme dhe, për shumicën prej nesh, këto  ndjenja të vështira do të kalojnë. E rëndësishme: Sigurohuni që të merrni mbështetje të mëtejshme nëse mendoni se ju nevojitet.  Nga Me Mire Se Bashku sjellim informacion mbi institucione dhe organizata që ju mbeshtesin online, si dhe ndihmojme me referimin e rasteve në nevojë. Qëndrimi në shtëpi mund të jetë i vështirë, por ju po ndihmoni të mbroni veten dhe të tjerët duke e bërë atë. Këshillat dhe sygjerimet këtu janë, përmbledhur nga Aikido Albania, janë gjëra që mund të bëni tani për t'ju ndihmua

Thirrje per të mbështetur familjet në nevojë

Në këto ditë po ju behet apel solidaritet të të gjithëve për të ndihmuar, mbështetur, dhuruar, atyre në nevojë. Vëmëndja është tek përgjigja që jepet nga institucionet publike, të cilat kanë përgjegjësinë e tyre në këtë fushë.  Nga ana tjetër, shumë institucione të tjera private, jo-qeveritare apo jo-vitimprurëse, por edhe biznese, kanë filluar të kërkojnë donacione apo të ofrojnë, falas apo me pagesë, shërbime, konsulenca, paketa ushqimore, paketa higjenosanitare e te tjera.  Si mendoni se po menaxhohet kjo situate? A janë duke u përdorur situatat e personave në nevojë për motive të tjera? Cila është eksperienca juaj? Në se keni dëshirë të mbështesni, si do ta jepnit ndihmën tuaj? apo jeni duke e dhënë atë? Në cfarë forme? Jemi duke përpiluar informacion mbi organizata që jane duke ju ardhur n ë ndihmë familjeve në nevojë.  Mund të na dërgoni informacion në se njihni të tjera organizata, apo mund t'ju përgjigjeni ndonjërës prej pyetjeve më lart. Sipas rendit alfa