Skip to main content

Posts

‘Më mirë së bashku’, platforma virtuale kundër pasojave sociale të COVID-19

‘Më mirë së bashku’, platforma virtuale kundër pasojave sociale të COVID-19 Botuar me 27 Mars 2020   Nga Nensi Bogdani Një grup organizatash të shoqërisë civile dhe profesionistësh janë organizuar në një platformë virtuale për ofrimin e informacionit dhe shërbimeve ndaj familjeve dhe individëve në nevojë, të izoluar nga masat e marra kundër pandemisë së koronavirusit të ri COVID-19. Pas futjes në fuqi të masave shtrënguese të karantinimit nga qeveria për të penguar përhapjen e koronavirusit të ri COVID-19 në Shqipëri, një grup organizatash të shoqërisë civile në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit janë bashkuar duke krijuar një platformë virtuale në rrjetin social Facebook, e cila i jep mundësi  personave të ndryshëm të angazhohen për të ndihmuar ata që janë më shumë në nevojë dhe në pamundësi për të përballuar vështirësitë ekonomike, sociale dhe  psikologjike të krijuara nga pandemia. Platforma “Më Mirë së Bashku” ka lindur si nevojë për të sjellë bashk...

Platforma Më Mirë Së Bashku

Platforma Më Mirë Së Bashku u krijua me qëllim për të organizuar informacionin online dhe për t’ua sjellë atë të gjithëve në një mënyre lehtësisht të aksesueshme dhe të dobishme; si dhe për të siguruar që personat në nevojë janë referuar te shërbimet e duhura për të marrë mbështetje gjatë periudhës së vetë-izolimit në mbrojtje nga Covid-19.  Vizioni i kësaj plaftorme është të frymëzojë solidaritet dhe mbështetje për çdo person, pa asnjë dallim e diskriminim, në mënyrë që të lehtesojë jetën e përditshme në kushtet e pandemisë. Veçanërisht, kërkon t’u vijë në ndihmë personave, familjeve dhe grupeve shoqërore në situatë vulnerabël, të cilët janë duke hasur më shumë vështirësi për shkak të rrethanave të tanishme, sipas motos “Askush i/e braktisur” që përforcon Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshem.  Në çfarë konsiston platforma: Informacion mbi sh ë rbime online sipas kategorive të mëposhtme: Informacion mbi entitetet që mund të japin mbështetje në furnizime ...