Skip to main content

Platforma Më Mirë Së Bashku


Platforma Më Mirë Së Bashku u krijua me qëllim për të organizuar informacionin online dhe për t’ua sjellë atë të gjithëve në një mënyre lehtësisht të aksesueshme dhe të dobishme; si dhe për të siguruar që personat në nevojë janë referuar te shërbimet e duhura për të marrë mbështetje gjatë periudhës së vetë-izolimit në mbrojtje nga Covid-19. 

Vizioni i kësaj plaftorme është të frymëzojë solidaritet dhe mbështetje për çdo person, pa asnjë dallim e diskriminim, në mënyrë që të lehtesojë jetën e përditshme në kushtet e pandemisë. Veçanërisht, kërkon t’u vijë në ndihmë personave, familjeve dhe grupeve shoqërore në situatë vulnerabël, të cilët janë duke hasur më shumë vështirësi për shkak të rrethanave të tanishme, sipas motos “Askush i/e braktisur” që përforcon Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshem. 

Në çfarë konsiston platforma:

Informacion mbi shërbime online sipas kategorive të mëposhtme:
  • Informacion mbi entitetet që mund të japin mbështetje në furnizime me ushqime, ilaçe apo paketa higjenike 
  • Informacion mbi aktivitete edukative dhe argetuese online
  • Informacion mbi këshillime online për shëndetin mendor
  • Informacion për mekanizmat e kërkimit të ndihmës (numra të gjelbër, institucione) 
  • Informacion mbi keshillime online për tema ligjore
  • Informacion për farmaci që ofrojnë porosi online dhe shpërndarje në banesa
  • Informacion për markete dhe dyqane që ofrojnë porosi online dhe shpërndarje ne banesa

Referim të rasteve në nevojë tek institucionet përkatëse dhe ndjekje e personalizuar e rastit nëpërmjet organizatave anëtare të Më Mirë Së Bashku.

Referim për donacione financiare apo në natyrë nga persona apo institucione që deshirojnë të ndihmojnë njerëzit në nevojë.

Listat e informacionit pasurohen e përditësohen në mënyrë të vazhdueshme sipas të dhënave që identifikojmë nëpërmjet rrjeteve dhe kontakteve personale, apo atyre që referohen nëpërmjet platformës nga vetë qytetarët. 

Kontribuojnë në Më Mirë Së Bashku (rend alfabetik): 

Aida Yzeiri, Aktiviste për të Drejtat e Fëmijëve.
Aurora Birbilaj, Aktiviste për të Drejtat e Grave.
Deni Sanxhaku, Aktiviste për Çështje të Punës dhe Gjinisë
Irena Shtraza, Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri - AWEN.
Lorela Dimo, Të Ndryshëm & Të Barabartë.
Marjana Meshi, Të Ndryshëm & Të Barabartë.
Mimoza Hajdarmataj, Gratë në Shërbim Publik.
Gentiana Susaj, Aikido Albania; Network-er
Vasilika Laci, Aktiviste për të Drejtat e Grave.

Comments

Popular posts from this blog

#MeMireVendas: Fushatë në mbështetje të Biznesit Vendas

Për ty, që ke një biznes vendas dhe i sjell komunitetit tënd risi, vlerë, traditë, mundësi punësimi, shpresë! Për ty, që ke një fermë, një bujtinë, çfarëdo sipërmarrje vendase që sjell ndryshim, risi e gjallëri ekonomike në komunitetin tënd! Për ty, që në të voglën tënde jep një kontribut shumë të madh social-ekonomik dhe fuqizon ekonominë vendase! Për ty, që ke nevojë për të gjithë ne bashkë që të mund të çosh përpara pasionin tënd, nismën tënde, investimin tënd personal, familjar e komunitar!  Të ftojmë t'i bashkohesh ftesës sonë për të promovuar atë që ushqen me dashuri e pasion çdo ditë - biznesin tënd vendas! Bashkoju nismës sonë dhe përgatit një video që të të njohim më mirë dhe të të mbështesim sa më shumtë në numër! Në vazhdim menyra e përfshirjes në fushatë:   #memiresebashku #memirevendas

12 Mënyra Për Të Mbështetur Bizneset e Vogla (edhe gjatë distancimi fizik)

Nga Gentiana Susaj  Familja ime ka një restorant apo një produktor vendas vere të preferuar, një shtëpi rurale ku në fakt do na pëlqente të shkonim më shpesh se cmundemi, apo një agjensi udhëtimesh që sdo donim kurrë të mbylleshin. Por situata që po kalojmë po ndikon shumë në ecurinë e këtyre bizneseve. Ndërsa vetë drejtoj Aikido Albania, një qëndër pa qëllime fitimi, po ashtu jemi detyruar të pezullojmë praktikat këtë kohë, pa ditur se kur do të mund të rihapim dyert sërish e kjo ka efektet e veta edhe për ne.  Ndërsa pyeta disa miq për tre bizneset e tyre të preferuara, disa e kishin shumë të qartë e përgjigjen “në majë të gjuhës”, madje duke më dërguar direkt edhe numrat e NIPT-ve. Shumë të paktë ishin ata që para se të përgjigjeshin, donin të dinin pse po i pyesja, donin të siguroheshin për tipin e biznesit që do hynte në “kategorinë e duhur”, apo hezitonin të përgjigjeshin. Pati dhe nga ata që menjëherë ju ndizej drita jeshile e më pyesnin: do t’i ndihmosh? Tani, të gjithë