Skip to main content

Posts

Showing posts from March, 2020

Platforma Më Mirë Së Bashku

Platforma Më Mirë Së Bashku u krijua me qëllim për të organizuar informacionin online dhe për t’ua sjellë atë të gjithëve në një mënyre lehtësisht të aksesueshme dhe të dobishme; si dhe për të siguruar që personat në nevojë janë referuar te shërbimet e duhura për të marrë mbështetje gjatë periudhës së vetë-izolimit në mbrojtje nga Covid-19.  Vizioni i kësaj plaftorme është të frymëzojë solidaritet dhe mbështetje për çdo person, pa asnjë dallim e diskriminim, në mënyrë që të lehtesojë jetën e përditshme në kushtet e pandemisë. Veçanërisht, kërkon t’u vijë në ndihmë personave, familjeve dhe grupeve shoqërore në situatë vulnerabël, të cilët janë duke hasur më shumë vështirësi për shkak të rrethanave të tanishme, sipas motos “Askush i/e braktisur” që përforcon Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshem.  Në çfarë konsiston platforma: Informacion mbi sh ë rbime online sipas kategorive të mëposhtme: Informacion mbi entitetet që mund të japin mbështetje në furnizime me ushqim